Këtë të hënë 24 mijë trupa dhe mjete ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere zbarokojnë sot në sheshin “Nënë Tereza”, në stërvitjen më të madhe të vitit Defender Europe 2023. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që të bashkohen sot në shesh në ngjarjen më të rëndësishme të viti që rrit bashkëpunimin dhe aftësinë në raste krizash apo konflikti.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
“Stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane në Europë përfshin 24 mijë ushtarakë nga vendet aleate dhe partnerët. Synon të përmirësojë gatishmërinë dhe bashkëpunimin mes SHBA dhe vendeve të NATO-s. Rrit aftësinë e bashkëpunimit në rast të një krize konflikti, mbështet objektivat e paracaktuara nga NATO për të ndërtuar gatishmërinë brenda aleancës”, thuhet në video.
