Kryeministri Edi Rama ironizon sërish me “bufin e kënetës”, deklaratat e Sali Berishës për koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
“Njishat” shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me disa bufë, ku dëgjohet kreu i PD-së në një komunikim ku shprehet se “ne jemi njisha”.
Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.