Deputeti i Partisë Popullore Republikane Engin Ozkoc e quajti presidentin Erdogan gjatë fjalës së tij në Kuvend si të pabesë.
Kaq mjaftoi që të ndizeshin gjakrat mes deputetëve të partisë së Erdoganit dhe opozitës, të cilat janë përleshur me njëri tjetrin. Në pamje duken disa ligjvënës duke goditur me grushte, ndërsa të tjerët përpiqen të qetësojnë situatën.