Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Dibra 1 orë e gjysmë larg nga Tirana, zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet në aksin Ura e Cerenecit-Peshkopi

19:08 / August 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit-Peshkopi, të cilat kanë avancuar ndjeshëm. Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa vijon puna në pjesën tjetër. Me ndërhyrjen në këtë aks shkurtohet distanca me afro 2.5 kilometra, krahasuar me rrugën ekzistuese, Maqellarë-Peshkopi dhe po ashtu plotësohet Rruga e Arbrit duke shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës.

“Me përfundimin e kësaj rruge unë besoj që zgjidhet njëherë e mirë një ngërç shumë i madh që kishte të bënte me aksesin, por që pavarësisht se u gëzuan njëherë në fillim se nga 6 orë rruga u bë 2 orë e pak, tashmë do të kemi mundësi që të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë për një orë e gjysmë”, tha Balluku.

Ministrja u ndal edhe tek Rruga e Arbrit, për të cilën punimet janë përqendruar në tunelin e Murrizit. “Ky dhjetor i 2024 do të jetë edhe përfundimi tërësor i rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit me një shpresë shumë të madhe, duke qenë se tashmë jemi drejt përfundimit atje të armatimit të të gjithë tunelit, janë 400 metrat e fundit dhe me përfundimin e armatimit pjesa tjetër e punimeve elektromekaniket, shtrimi i bazës dhe gjithçka tjetër nuk janë më problem për ne”, nënvizoi Balluku.

belinda balluku Ura e Cerenecit-Peshkopi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.