Pandemia qarkullon prej kohësh në Shqipëri dhe në të gjithë botën, vetëm jo ku ka socialistë. Djali i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Xhulio ka festuar ditëlindjen e tij të 22-të.
Sipas disa pamjeve të siguruara nga JOQ, Xhulio fryn qirinjtë e tortës teksa miqtë i këndojnë këngën e ditëlindjes në shqip dhe në italisht. Më pas të gjithë dëfrejnë duke kërcyer me muzikë popullore shqiptare.
Nga pamjet nuk duket qartë sesa persona janë mbledhur për të festuar dhe në cilën orë është zhvilluar festa e ditëlindjes. Megjithatë grumbullimet janë të ndaluara për shkak të masave shtrënguese që janë marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit në vend.
