Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ E dhimbshme, babai në terapinë e metadonit, shoqëruar nga vajza 5-vjeçare

09:39 / September 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eltoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është fundkorriku dhe Eltoni vjen i shoqëruar në qendrën e metadonit me të bijën 5-vjeçare. Ajo duket e lumtur, pa dhënë asnjë shenjë nëse e kupton dramën ku është zhytur familja e saj. Sot 42-vjeç, Eltoni rrëfen se e ka nisur heroinën që në moshën 16 vjeçare pa mundur të shkëputet dot prej saj.

“Kam bërë disa tentative, por nuk ia kam dalë”- thotë Eltoni.

Prindër të dy fëmijëve një vajzë 5-vjeçe dhe një djalë 3-vjeç, drama e kësaj familje është se nën varësinë e drogës është edhe bashkëshortja. Të dy janë të regjistruar prej vitesh në programin e metadonit, por ai ka bërë pak përparime. Në momentin e intervistimit, rrëfen se kishte konsumuar heroinë vetëm pak para se të vinte në qendër. Krejtësisht nën efektin e drogës dhe i shoqëruar nga e bija e mitur, ai rrëfen se vetëm kur kanë lindur fëmijët janë “pastruar” për një periudhë 1-vjeçare.

“Po kam pirë heroinë, kemi arritur ta lëmë vetëm kur kemi lindur fëmijët. Po edhe bashkëshortja e konsumon. Kemi qëndruar 1 vit të pastër”.

Në këtë situatë ku e kanë thuajse të pamundur të kujdesen për veten, vështirësitë finaciare janë një rreth vicioz për ta. Me drama sociale që prekin jo vetëm ato personalisht por familjet dhe fëmijët e tyre, kjo ushtri në degradim përdoruesish nuk shihet nga pushteti lokal.

“Kam qenë në bashki dy herë, por nuk më kanë ofruar asgjë. Më kanë thënë hajde njëherë tjetër. Pavarësisht gjendjes së rëndë ku ndodhet i zhytur prej vitesh, ai apelon që askush të mos joshet nga droga”- tha Eltoni.

“As të mos i afrohen. Ata që e marrim me hundë, kanë një mundësi për ta lënë, të mos kalojnë tek shiringa”./insidestory

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mirëmëngjes” me sofrën e dialogut, Rama fton sërish studentët dhe protestuesit

08:30 / November 2, 2026

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.