Pas ditë së djeshme, protestës në Tiranë dhe dorëzimit të mandateve në Kryesinë e Kuvendit, Basha paralajmëroi se do të ketë protesta mbarëpopullore në të gjithë vendin.
Po mesa duket, protestat do të duhet të presin pak, pasi kreu i PD-së është shfaqur në aeroport duke udhëtuar për në Vjenë. Por Basha nuk ka qenë vetëm. Në video ai shfaqet me djalin e ish kryeministrit Berisha, Shkëlzenin. Duket se kanë bisedë interesante, teksa kreu i opozitës shfaqet i buzëqeshur.
