Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

VIDEO/ E gjithë ngjarja në 60 sekonda, pamjet e ekzekutimit të Ardian Çollakut dhe Bitrit, dhjetëra qytetarë të pranishëm

20:54 / May 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHERR 2 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Transmetohen sot për herë të parë pamjet nga vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, mbrëmjen e 4 tetorit 2021, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Çollaku një emër i njohur, i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike, ku ndaj tij dhe mikut të tij siç do e shikoni edhe më pas u derdhën 23 plumba.

Siç e shikoni janë këto pamjet e para të atentatit të publikuara nga emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24. (Kliko ketu https://www.youtube.com/watch?v=_AFUO3jb3cY)

E gjithë ngjarja zhvillohet në një autoservis makinash pranë një karburanti. viktimat me rreth të kuq në pamje të parë po qëndrojnë qetësisht pranë një makine, jashtë servisit.

Ndërkohë që për të ilustruar të gjithë rekuizitën e këtij krimi, në anë të karburantit është i ndaluar edhe një autobus pasagjerësh me drejtim Greqinë Që në këtë moment po furnizohej me karburant pranë autoservisit ku vetëm pas pak sekondash do të ndodhë krimi.

Vetëm, 34 sekonda nga fillimi i këtyre pamjeve, siç shikohet edhe nga planet, drejt autoservisit vjen me shpejtësi një automjet tip “Benz” që futet në brendësi të autoservisit Ndërkohë që viktimat e këtij atentati vazhdojnë të bisedojnë të qetë në këmbë jashtë autoservisit.

Vetëm 50 sekonda më pas, siç shikohet edhe nga pamjet, makina tip “Benz” e autorëve del nga servisi dhe ndalon përballë vendit ku Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri po qëndronin në këmbë.

Në momentin e parë nga dera e parme e automjetit, siç vihet re del një person i veshur me bluzë të zezë dhe me kapele po të zezë në kokë që qëllon i pari ndaj dy shënjestrave të atentatit.

Paralelisht me të, një person i dytë del nga dera e pasme e makinës dhe qëllon mbi viktimën e dytë.

Ndërkohë, autori i dytë për t’u siguruar që e kishin kryer si duhet punën, shkon dhe godet sërish mbi viktimën e tij.

Dhe ky është momenti kur makina e autorëve lë vendngjarjen.

Ndërkohë që e gjithë skena e ekzekutimit e cila zgjat ekzaktësisht 1 minutë, që nga koha e mbërritjes së makinës së autorëve deri në largimin e tyre, është kryer në sytë e terrorizuar të dhjetëra pasagjerëve që ndodheshin në këtë moment në autobusin e linjës së Greqisë, që po furnizohej në karburantin ngjitur me vendin e krimit.

Ishte kjo pra vrasja e dyfishtë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e 4 tetorit 2021 që ka mbetur ende e pazbardhur dhe që pret drejtësi. Kush i vrau Ardian Çollakun dhe Lulzim Bitrin?/BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.