Një video është publikuar nga syri.net se si grabitësit e Rinasit kanë mundur lehtësisht në mes të ditës të lëvizin traun e betonit dhe të hapin derën prej nga hynë për të marrë sasinë e konsiderueshme të parave.
Grabitja spektakolare e dy ditëve më pas ngriti shtetin në këmbë, teksa debat i gjerë po bëhet për cënimin e sigurisë kombëtare, apo dhe autoritetet përgjegjëse për ngjarjen e rëndë.
Aktualisht në aeroportin e Rinasit patrullojnë forcat e Ushtrisë, që gjithashtu kanë hapur debat nëse është apo jo kushtetuese ndërhyrja e tyre.