Me poemën e Charles Bukowski, “The Laughin Heart”, Rama ka sintetizuar jetën e Partisë Socialiste përgjatë tre dekadave.
Gjithçka nis me patriarkun e PS, Dritëro Agolli, fjalimin e tij në kongresin e 10-të të PPSH, atëherë kur u ndryshua emri i kësaj partie, në PS, dhe ku Fatos Nano zgjidhet kryetar.
Pamjet e videos na çojnë te arrestimi i Fatos Nanos dhe daljen e tij para gjyqit, një gjyq I konsideruar politik. Më pas, janë protestat e vitit 1996, duke u ndalur këtu me rrahjen e opozitarëve, një titull I gazetës “Koha Jonë” për dhunën ndaj opozitës dhe kulmohet me luftën civile të 1997 ku shqiptarët janë me armë nëpër duar, raporton newsbomb.al.
Fatos Nano në podium pasi ka fituar zgjedhjet e 1997 është një tjetër pamje e videos për të mbërritur në grushtin e shtetit të PD, në vitin 1998 pas vrasjes së deputetit të PD Azem Hajdari. Kriza e refugjatëve të Kosovës në 1998 dhe një foto e Pandeli Majkos kryeministër me Tony Blair, ish-kryeministrin britanik ka gjetur vend në sintezën e kongresit të PS.
Më pas, vjen epoka Edi Rama. Kthimi I këtij të fundit dhe ballafaqimi I tij I parë në 2000 me Besnik Mustafaj për bashkinë e Tiranës.
Dhe vjen më pas kongresi i vitit 2003, kur Nano dhe Rama u përplasën për drejtuesin e ri të PS. Në 2005 fillon epoka Rama si drejtues i PS.
Vitet e opozitës janë pasqyruar me shpërthimin në Gërdec, protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues, grevën e urisë së PS.
Protesta kundër qeverisë për armët kimike, apo takimi i tij me Lulzim Bashën në maj 2017, janë gjithashtu pjesë e videos prej 3 minutash.
Vitin 2020, në video Rama e nis me shpresën.