Rreth 500 gazetarë e teknikë të medias shqiptare dhe ndërkombëtare ndoqën punimet e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohje për punën e tyre, që sipas tij, “i dha përmasën e jashtëzakonshme të jehonës në gjithë Europën, Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë”.
“Faleminderit me mirënjohje për punën e afro 500 gazetarëve e teknikëve të medias shqiptare dhe ndërkombëtare, të cilët i dhanë përmasën e jashtëzakonshme të jehonës në gjithë Europën, Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë”, u shpreh Rama.
Për të mbuluar një nga eventet më të rëndësishme të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të vetë BE-së, në Tiranë u akreditua një numër i lartë gazetarësh dhe mediesh ndërkombëtare.
