Një tjetër shkollë në vend ka rilindur. Në Lushnjë po vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Skënder Libohova”, një prej institucioneve arsimore më me traditë në qytet. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar një video, thotë se kjo është një tjetër shkollë e rilindur që pritet të hapë dyert për 700 nxënës dhe mësues.
“Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë është një tjetër shkollë e rilindur që pritet të hapë dyert për 700 nxënës dhe mësues”, u shpreh Rama.
Ambientet e reja përfshijnë ndërtimin e sallës së mësuesve, bibliotekës, por edhe disa klasave. Mësimi më parë bëhej me turne, por pas përfundimit të rikonstruksionit shkolla do të bëjë mësimin paradite. Shkolla do të ketë fasadë me sistem kapot, ngrohje me kaldajë, ndërsa pjesë e projektit është edhe ndërhyrja te fusha e sportit.
