Zv.kryeministri Erion Braçe në një postim në instagram ka publikuar pamjet nga shkatërrimi i selisë së PS-së.
Sipas Braçes, sulmi prej dy ditësh ka për autor kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha.
“Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi, barre shume te madhe! Dhe se di si do e mbash kete turp; Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem, me kater te pafajshem te pushkatuar, nuk ke kurriz ti te mbash dhe me!” shkruan Braçe.
Postimi i plotë:
KJO ESHTE SELIA E PS,
PAS SULMIT TE DHUNSHEM TE LLUMIT TE SALI BERISHES E LULZI BASHES!
Kurre, kurre ne 30 vite PS nuk ka sulmuar
seline e ndonje partie! Kurre!
Nje kriminel si Sali Berisha,
nga 1991 e deri ne 1996,
ka sulmuar e dhunuar socialiste te zakonshem
brenda ne selite e PS ne rrethe!
Por ne Tirane nuk ka guxuar kurre!
As ne 1996 kur vodhi zgjedhjet e masakroi socialistet,
i izoloi brenda rrethimit e se kaloi kurre ate;
As ne 1997 kur kontrollonte vetem Tiranen
me horrat paramilitare te tij;
As ne 1998 kur i dha nje grusht kriminal shtetit;
Me pas jo e jo!
E beri sot ai dhe Lulzi Basha!
Barre te madhe ke marre mbi supe Lulzi,
barre shume te madhe!
Dhe se di si do e mbash kete turp;
Ke mbi kurriz nje krim te perbindshem
me kater te pafajshem te pushkatuar,
nuk ke kurriz ti te mbash dhe me!
Mbi te gjitha;
Do kesh mbi kurriz cdo krim qe i ben prej dy ditesh Tiranes, qytetit e qytetareve qe urren pse kurre nuk te mbeshteten!