Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur një urim jo konvencial për të uruar Ditën e Verës.
Tahiri ka postuar në profilin e tij në instagram një video kolazh nga momentet e ushtrimit të detyrës në këtë dikaster duke kujtuar se si 4 vjet më parë e mbylli karrierën e tij si ministër.
“Faleminderit ty që besove! Faleminderit dhe ty që kritikove. Na bënë të gjitha mirë”, shkruan Tahiri në “Instagram” duke mos harruar të falënderoj edhe djemtë e vajzat në unifromë.
Postimi i Tahirit:
Sot 4 vjet me pare, mbylla detyren time si Minister i Brendshem. Eksperienca e jetes, me shume dashuri e pasion, dhe plot arritem. Faleminderit me shpirt djemve e vajzave qe punuan krah meje ne Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit.
Faleminderit ty qe besove! Faleminderit dhe ty qe kritikove. Na bene te gjitha mire 🙏💪
Gezuar diten e veres 🤗
/Tirananews.al
View this post on Instagram