Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

(Video) Fidel Ylli falënderon Ramën: I keni dhënë sportit gjallëri, me paratë që do vijnë nga kompanitë e basteve

16:25 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fidelylli fidel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën mbi sportin që u zhvillua në Thumanë, ka qenë i pranishëm dhe presidenti i Komitetit Olimpik në Shqipëri, Fidel Ylli, i cili shprehu falënderime ndaj qeverisë dhe ministritë për investimet e kryera.

Ylli falënderoi Ramën në veçanti, duke thënë se ka gjallëruar sportin, ndërsa shtoi se dhe me disa fonde që do të vijnë nga kompanitë e basteve, sporti shumë shpejt do të zërë vendin që i takon në shoqërinë shqiptare.

“Me ndihmën e qeverisë, që duhet ta falenderoj kryeministrin, kemi bërë disa gjëra, sepse për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, i është dhënë një buxhet për të sjell afër palestrave të rinjtë shqiptarë që të largohen nga veset e lokale dhe të afrohen për të bërë vlejboll, basketboll.

Ky është një projekt masiv që për herë të parë ndodh në Shqipëri. Duke pasur më shumë buxhete ne mund të fusim dhe atletikën, gjimnastikën, mundjen, peshëngritjen, bilardon dhe të gjithë këto sporte që ne kemi patur kampionë. Por këtë nuk e bën komuniteti olimpik, e bëjnë federatat, trajnerët, sportistët elitarë që na kanë bërë krenarë.

Ndihem krenar kur sporti ka një ndër ligjet më të mira në botë, kur sporti dhe qeveria në bashkëpunim me Komitetin Olimpik, janë duke ideuar një qendër olimpike që do të jetë më e mira në botë. Këtë jua premtoj se i kam parë të gjithë qendrat olimpike.

Dua të falënderoj Ramën, që duke ndërtuar këtë qendër në Thumanë. Faleminderit kryeministër që i keni dhënë sportit një gjallëri tjetër dhe që shumë shpejt do të na vijë disa para nga kompanitë e basteve dhe sporti shumë shpejt do zërë atë vend që i takon në shoqërinë shqiptare”, tha Fidel Ylli.

FALENDERON fidel ylli Ramen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Po sikur Trump të mos e ftonte Edi Ramën?

20:18 / January 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.