Loreen, këngëtarja nga Suedia, fitoi Eurovision për të dytën herë. Por në mesin e njerëzve që nuk janë dakord me vendin e parë, ka edhe nga ata që mendojnë se rezultati ishte “i manipuluar”.
Kënga “Tattoo” u rendit në vendin e parë duke grumbulluar 583 pikë, ndërsa Finlanda me “Cha Cha Cha” në vendin e dytë mori 526 pikë dhe ishte kënga më e votuar nga publiku. Juritë kombëtare që i dhanë fitoren Suedisë kanë ngjallur kritika dhe shumë njerëz po bëjnë thirrje duke kërkuar që rezultati të shfuqizohet pasi mund të jetë i manipuluar.
Në internet, njerëzit kanë përmendur fitoren ikonike të grupit ABBA me këngën e famshme “Waterloo” në vitin 1974, që i shndërroi artistët e ABBA-s në yje ndërkombëtarë brenda natës. Nga shumë njerëz, “Waterloo” konsiderohet si kënga më e jashtëzakonshme në historinë e Eurovision.
Duke marrë parasysh fitoren e Loreen këtë vit, njerëzit mendojnë se festivali i ardhshëm rrjedhimisht do të zhvillohet në Suedi dhe përkon pikërisht me 50-vjetorin e fitores së ABBA, të cilët me siguri do të performojnë vitin tjetër.
Po ashtu ka shumë video që tregojnë se kënga nuk është orgjinale.
