Një nga momentet më të drithëruese të ‘Golden Globes 2019’ ishte pikërisht momenti kur Glenn Close fitoi çmimin e Aktores më të Mirë në filmin “The Wife”. Një film i zhanrit dramë bazuar në romanin e Meg Wolitzer.
Subjekti i filmit flet për historinë e Joe dhe Joan Castleman, një çift që udhëton drejt Stokolmit, Suedi, në mënyrë që Joe të tërheqë Çmim Nobel.
Më pas, Joani fillon të reflektojë mbi jetën e saj dhe në shumë mënyra në të cilat ajo ka sakrifikuar karrierën dhe lumturinë e saj për bashkëshortin.
Në fjalimin e mbajtur në mbrëmjen gala para yjeve të Hollywoodit, Close foli rreth rrugës së gjatë drejt krijimit të filmit Ajo gjithashtu foli për kalvarin e mundimeve të nënës së saj, si dhe rolin që ajo kishte në balancimin e martesës së saj dhe jetës personale si një “përmbushje personale” jashtë jetës së kornizuar bashkëshortore apo rritjes së fëmijëve.
Fjalimi i Glenn Close u pasua me ovacione të shumta dhe vijoi duke bërë të pranishmit të ngriheshin në këmbë dhe të brohorsnin.
Çdo grua e pranishme në sallë u përlot kur Close tha se “ne duhet të ndjekim ëndrrat tona. Duhet të themi se mund t’ja dalim dhe duhet ti lejojmë vetes që t’ja dalim.