Vjen shumë shpejt goli i parë i dueleve të mbrëmjes së sotme në Champions League. Porto po përballet në shtëpi me Juventusin e Pirlos dhe ka kaluar në avantazh në minutën e dytë.
Gafë e mbrojtjes së kampionëve të Italisë, dhe aty përfitoi Mehdi Taremi. Sulmuesi iranian dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.
Një nisje shumë e keqe për bardhezinjtë, teksa përballja tjetër është ajo mes Sevillas dhe verdhezinjve të Dortmund.
