Një gazetare libaneze teksa raportonte për konfliktin Hamas-Izrael u detyrua të ndërpresë raportimin për shkak të një sulmi raketor që po ndodhte mes forcave izraelite dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollahu.
Rif Akil nga televizioni libanez Al Jadeed ishte pranë kufirit me Izraelit kur ndodhi sulmi raketor.
Për fat të mirë, ajo ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Pasi rikthehet kontakti me kolegët në redaksi, ajo tregon se izraelitët bombarduan një lokacion në të cilin gjendeshin një grup i madh i gazetarëve.