Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VIDEO/ Giorgia Meloni merr dhuratën e veçantë nga ministrja Frida Krifca

17:00 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 9 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vizitës së saj në Itali, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka surprizuar kryeministren italiane Giorgia Meloni me një dhuratë të veçantë.

Ajo i ka dhuruar një palë vëthë të punuara me dorë nga një vajzë shqiptare. Meloni i ka vendosur vëthët dhe ka falënderuar vajzën shqiptare e cila i ka punuar ato.

Postimi i Krifcës:

Një moment i bukur nga takimi me Kryeministren Meloni, përshëndetja plot vlerësim për punën e dorës së një shqiptareje të re e kurajoze si Aurora, krijuese e punishtes Margjelo, hapur gjatë pandemisë, që zgjodhi ta lerë punën e ekonomistes dhe të kultivojë traditën e hershme të filigranit të Shkodrës. Aurora, në punishten e vendosur në Vaun e Dejës, tek @margjelo_filigran.albania sheh një të ardhme të lidhur mes zejes dhe turizmit rural.

Ka punësuar mjeshtre si Valbona me eksperiencën e 30 viteve në ish-artistiken e Shkodrës me qëllimin që të angazhojë të rinj që duan ta përftojnë këtë zanat e kulturë nga kjo eksperiencë e vyer.

Suksese më tej Aurora! Qeveria jonë përmes programeve të ndryshme të zhvillimit mbështet të rinjtë që punojnë me përkushtim e sjellin krenari për vendin me vizionin për ringjalljen e traditës, zejeve, vlerave qytetare e rurale duke sjellë autenticitet, identitet dhe përkatësi.

dhurate frida krifca Giorgia Meloni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.