Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi është një nga personazhet më interesante të parlamentit shqiptar. Gjuzi ka frikë të shkojë në Kuvend bashkë me kolegët e tij deputetët që prej javësh kanë ndërprerë punën në sallë, por jo aktivitetin. Kështu, jo më larg se dje, Gjuzi është shfaqur në video duke folur në telefon, paralelisht duke i dhënë makinës.
Ai hap telefonin e tij, “Vertu”, dhe flet me një grua të cilës i referohet si ambasadore. “Ambasadore si të kam? Je lodhur je mërzitur? Po ja, ecim nga pak. Po po, ka familje që janë ndarë, një andej një këtej duhen bashkuar”. , dëgjohet Gjuzi në video.