Një grua në Lion të Francës ka kërcënuar se do ta hedhë vetën në erë, pranë stacionit të trenit.
Menjëherë, policia u vu në veprim dhe arriti të neutralizojë atë, duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Gruaja, e cila nuk është identifikuar akoma, u arrestua nga autoritetet, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas raporteve lokale, gruaja mbante një “pako të dyshimtë” dhe kërcënoi se do të shpërthente bombë. Sipas raporteve lokale dhe dëshmitarëve okularë, gruaja brohoriti, “Allahu Akbar (Zoti është i madhërishëm)”.
Policia e Lionit paralajmëroi njerëzit që ishin afër, të qëndronin larg zonës, ndërsa ekipi i policisë po punonte në stacion. Gruaja e panjohur përpapi panik dhe ankth të konsiderueshëm te njerëzit përreth. Një dëshmitar okular shkroi në Tëitter, “Lëvizje e madhe e turmës në Gare de Lyon Part-Dieu. Ka britmat dhe njerëzit po ikin. Ky është një kërcënim për bombë”.
Current scene at Lyon Part-Dieu railway station as a woman carrying multiple bags shouting 'Allahu akbar' and threatening to blow them up. pic.twitter.com/xOlTsSMIGO
— Dogz Bollox🏴Right Wing News (@Bollocks_Dogz) October 22, 2020