Një grua ukrainase shihet teksa ka sfiduar trupat ushtarake ruse që kanë filluar pushtimin e Ukrainës.
Ajo, shihet në një video të publikuar duke iu drejtuar pa u trembur një ushtari rus. Gruaja dëgjohet duke i thënë në gjuhën amtare: Pse je këtu, ke nevojë për para? Merr sa të duash e largohu”.
Nga ana tjetër, ushtari qëndron i pa lëvizur dhe për fat të mirë nuk reagon ndaj zonjës.
Putini e justifikoi këtë mësymje si një zgjidhje të pashmangshme e të detyruar. Nga ana tjetër, Presidenti i Ukrainës Zelenskyy, ka thënë se do i përgjigjen sulmit dhe populli është i gatshëm për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre.
