Një sherr i madh ka ndodhur tek “Bulevardi i Ri” në Tiranë pasditen e djeshme.
Dy grupe adoleshentësh janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma. Në videon e mëposhtme shihet përplasja mes të rinjve, ku një djalë shihet i shtrirë në tokë pa ndjenja.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia që përpiqet të ndajë të rinjtë, por si duket pa rezultat pasi edhe në praninë e tyre dhuna vazhdon.
Në pamje shihen dhe qytetarët të cilët vrapojnë për t’i ardhur në ndihmë një djali që ka humbur ndjenjat.
