Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Hekurudha Tiranës-Rinas-Durrës, Balluku: Projekte të reja për zhvillimin e sektorit në 2026

16:15 / August 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 08 18 161159
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se viti 2026 do të shënojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sistemit hekurudhor, me disa projekte të reja që do të financohen nga fondet e Hekurudhës Shqiptare.

“Gjatë vitit 2026 do të kemi mundësi t’i japim jetë projekteve të reja, që nuk janë të bazuara në fondet e donarorëve pasi Hekurudha Shqiptare tashmë do të mbaj një peshë zhvilluese të projekteve”,-u shpreh Balluku, gjatë inspektimit të kantierit të hekurudhës Tiranës-Rinas-Durrës, ku po punohet për ndërtimin e stacioneve të kësaj linje hekurudhore.

Balluku veçoi në kuadër të këtyre projekteve: Hekurudhën e Kombit, që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën, si pjesë e një linje strategjike Kosovë–Shqipëri.

Ndërtimi i linjës hekurudhore Vlorë-Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, përbën një investim tjetër të rëndësishëm për lehtësimin e transportit drejt dhe nga aeroporti i ri. Rivitalizimi i linjës Rrogozhinë-Fier-Vlorë do të jetë një tjetër projekt për të përmirësuar lëvizjen rajonale dhe integrimin me projektet e reja.

Ministrja theksoi se këto investime synojnë të modernizojnë infrastrukturën hekurudhore, të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe të forcojnë lidhjet me vendet e rajonit, veçanërisht me Kosovën, teksa theksoi se “dallëndyshja e parë do të jetë hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës”.

Këto projekte pritet të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe transportin e qëndrueshëm në vend.

belinda balluku linja hekurudhore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.