Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

VIDEO/ Hetimi i kontenierëve me mbetje të rrezikshme, Krimi Ekonomik dhe Prokuroria zbarkojnë te “Kurum”

13:33 / August 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6 sd 15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontenierët me mbetje të rrezikshme të nisur prej portit të Durrësit me destinacion Kinën dhe Tajlandën dhe investigimi i mediave të huaja, hodhi dritë mbi pazarin që kompania “Kurum” kishte bërë me kompaninë “Sokolaj”.

Prokuroria e Durrësit nisi një hetim për kompaninë “Kurum”, ndërkohë që kjo e fundit si formë presioni njoftoi largimin nga puna të rreth 500 punëtorëve.

Ditën e sotme një grup ekipesh të Krimit Ekonomik të Durresit kanë mbërritur pranë kompanisë turke Kurum në Elbasan për të hetuar mbi skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme. Pritet që në Kurum të mbërrijne edhe prokurorët e Durrësit të cilët po ndjekin këtë çështje. Ata do të njihen me dokumentacionin dhe arkivat e kompanisë e cila operon në Elbasan që prej vitit 1998.

Nderkohe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po  monitorojnë zhvillimet në Kompaninë turke “Kurum International” e cila  jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh  se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.

Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që  kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë. Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.

Aktualisht në këtë kompani  vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve ju është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.