Elseid Hysaj është vendosur në shënjestrën e ultrasve të Lazios. Kënga “Bella Ciao” nuk është pritur mirë nga ekstremistët e djathtë të cilët i janë kundërvënë shqiptarit.
Hysaj ka vazhduar të punojë fort dhe gjatë ndeshjes miqësore erdhi përgjigjja më e bukur nga shkodrani. Futbollisti i Kombëtares shqiptare shënoi gol dhe i gjithë stadiumi ngrihet për të duartrokitur lojtarin.
Reagimi i tifozëve pas golit të Hysaj
“Një gol i shkëlqyeshëm: duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në Zandegiacomo !!!!”. Kështu reagoi Lazio pas golit të Hysaj në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Fiori Barp Mas.
Mbrojtësi shqiptar, i vendosur në të majtë, u shërbye më së miri duke finalizuar një gol të bukur. Disa tifozë të Lazios të cilët ishin të pranishëm në tribunat e objektit të vogël sportiv shpërthyen nga gëzimi.
36’ | #LazioFioriBarp 4-0
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 20, 2021
👏👏👏👏
E sono quattro!!!!
Segna Elseid #Hysaj!!!!
Una rete splendida: gli applausi di tutto lo Zandegiacomo!!!!#Auronzo2021 #CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/EpI0e7DkJy
