Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ I pandehur nga SPAK, Ilir Meta bisedë telefonike live me gazetarët: Mezi pres të shkoj në gjyq

15:18 / May 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka përfunduar hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, dhe gazetarët kanë zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Partisë së Lirisë. Meta është shprehur se mezi po pret të përballet me prokurorët e SPAK, të cilët sipas tij, me task forcën e tyre kundër krimeve zgjedhore, i dhanë fitoren me 83 deputetë Partisë Socialiste.

Ai shprehet gjithashtu se në sallën e gjyqit do të paraqesë prova se SPAK është një organizatë kriminale në shërbim të kryeministrit Edi Rama. Meta shtoi se ky proces gjyqësor ndaj tij do të fitohet, ashtu siç sipas tij, janë fituar edhe proceset e tjera hetimore që bëri Parlamenti me 122 kartona kundër tij si President i Republikës.

”Duhet të isha në SPAK në orën 15:12 dhe çuditërisht askush nuk është paraqitur deri tani. Kam edhe hallin e avokatit tim Cakranit, që besoj se po humb kohën kot. Mezi po pres të shkoj dhe ti uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por sigurisht edhe me task forcën e tyre duke mos-vepruar kundër terroristëve elektoralë të Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Rama që të jenë të përjetshëm.

Të përjetshëm sepse nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Ramës, të inceneratorit që nuk ekziston. Mezi pres dhe nuk kam ndërmend të kërkoj as mbylljen e procedurës dhe asgjë.

Mezi po pres në sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, në mënyrë që të shikoni provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës. Mezi po pres, nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës. Dhe ky është një proces që do të fitohet, siç fitoi Presidenti Ilir Meta të gjithë proceset hetimore që bëri Parlamenti me 122 kartona kundër tij si President i Republikës”, tha Meta.

gjyq Ilir Meta spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.