I shumëkërkuari Behar Bajri ka mbërritur në Rinas këtë të enjte. Ai u ekstradua nga Franca, pasi ishte në kërkim nga SPAK-u për vrasje në dosjen Metamorfoza. Bajri duhet të sillej nga Franca në Shqipëri mbrëmjen e djeshme, por vetëm sot ai ka shkelur tokën shqiptare. Autoritetet franceze, vend ku u arrestua rreth 2 muaj më parë kanë pranuar kërkesën e Shqipërisë.
Behar Bajri akuzohet si i përfshirë në vrasjen Gjin Ndojit për llogari të Ervis Martinaj, po ashtu edhe për sigurimin e kushteve dhe personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, vrasje e urdhëruar për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Në dosjen “Metamorfoza” dhe në përgjimet në Sky dhe Enchro-chat, Bajri ka qenë porositës i vrasjeve të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit, vrasje, të cilat nuk mund të realizoheshin për shkak se objektivat ishin shumë të vështirë për t’u kapur.
Çdo gjë Behar Bajri e planifikoi pasi doli nga burgu me masë më të lehtë sigurie, e cila mbante firmën e prokurorit Xhevahir Lita tashmë i arrestuar
