Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VIDEO/ Ilva Tare ‘shokon’ Fatmir Mediun me vetëm një pyetje: A ekziston ende partia juaj?

12:39 / January 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Ilva Tare, ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në studion e EuroNews Albania, 

Tare i ka bërë një pyetje mjaft thumbuese Mediut, lidhur me partinë që ai (Mediu) drejton, duke i thënë nëse Partia Republikane vijon të ekzistojë.

Mediu është përgjigjur duke pretenduar mbështetje mbarëpopullore. Ai tha se partia jo vetëm që ekziston, por është e shtrirë në mbarë Shqipërinë.

Më tej ai deklaroi se ai është pro sistemit me lista të hapura, ndërsa shtoi se Partia Republikane ka pasur në çdo kohë votat e veta dhe nuk ka marrë asnjë mandat nga Partia Demokratike. I pyetur lidhur me funksionin aktual të Partisë Republikane, Mediu tha se PR ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin.

“Partia Republikane ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin. Kam fituar edhe vetëm, edhe si PR, por jemi brenda një funksioni opozitar të përbashkët dhe duhet të ketë një plan veprimi opozitar. Nuk kemi marrë vota të PD-së ne, pavarësisht marrëveshjeve. Në 2013, PR ka marrë më shumë vota se mandate dhe ka kontribuar në fitoren e PD, kemi edhe rastin e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2005.

Mediu tha se PR përkrah një sistem zgjedhor me lista të hapura pasi sot sipas tij nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve.

“Qëllimi elektoral është i përbashkët. Derisa kërkoj një sistem zgjedhor të hapur, me garë, e vendos veten dhe PR në garë, kjo është një sfidë. Mendoj se kemi një problem shumë-shumë të madh kushtetues; nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve. Pjesa më e madhe përfaqësojnë interesat e kryetarëve të partive, kuvendi drejtohet nga qeveria”, tha Mediu.

Kryetari i PR deklaroi se që nga fillimi ishte kundër vendimit për djegien e mandateve nga opozita. Sipas Mediut, ky veprimi i ndërmarrë me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar lidhur me atë që po ndodhte në vend, nuk arriti të përmbushë objektivin, duke qenë se parlamenti u mbush me njerëz që nuk e përfaqësojnë.

“Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, për mua opozita nuk vepron në mënyrë procdeurale por politike. Zoti Berisha në mbledhjen e këshillit drejtues ka thënë se kjo mund të na çojë në fitore shpejt, por mund të na çojë edhe në një krizë të gjatë. Basha ka gjykimin e tij, unë timin. Unë mendoj se është më mirë t’i diskutojmë gjërat”, – tha z. Mediu.

https://www.facebook.com/euronews.al/videos/1701595349983152/?v=1701595349983152

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Propozimi i PS për Territorialen, Aulon Kalaja: Është reformë elektorale

16:39 / August 12, 2026

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

12:16 / August 12, 2026

Rama: “Serbia e humbi Kosovën”, reagim ndaj kritikëve në Prishtinë

12:05 / August 12, 2026

Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës, në fokus do të jetë Reforma Territoriale.

11:35 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.