Vetëm një muaj më parë, në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes posoti një video të efektivëve të Forcave të Armatosura që kontribuojnë në Letoni, në kuadër të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës.
Xhenierët ndodheshin në Letoni që prej qershorit të 2017. Në këtë video shfaqet dhe e ndjera Hasanaj, e cila rrëfen se për të është hera e parë që merr pjesë në një mision të tillë jashtë vendit.
Lexo edhe- Kush janë dy efektivët e FA që janë plagosur në Letoni
Hasanaj humbi jetën mëngjesin e sotëm pas shpërthimit të një mine, ku të plagosur mbetën majori Klodian Tanushi dhe reshteri Julian Kapaj.
Lexo edhe- Letoni, humb jetën efektivja shqiptare e FA