Në vend do të rinisin Javët Kulturore Ndërkombëtare dhe kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë javë mes me Greqinë fqinje, e cila sipas kreut të qeverisë është përkundur në djepin e një tradite të madhe.
Në kuadër të javës greke, Nikos Vertis, këngëtari i njohur grek, vjen në një koncert madhështor më 25 maj në Tiranë, në stadiumin Air Albania. Me një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën, ai është i njohur sidomos për hitin “Thelo na me nioseis”, por edhe për koncertet e tij në shumë vende të botës.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e nisjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare me Javën e Greqisë fqinje, e cila është përkundur në djepin e një tradite të madhe, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
