Kandidati socialist për Elbasanin, Geldian Llatja ka ecur në të njëjtat gjurmë si të kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama.
Ai është bërë pjesë e një kënge për qytetin e tij gjatë fushatës elektorale.
Kënga me titull “S’ka si ti” këndohet nga grupi i famshëm Alar Band, ku vetë kandidati këndon rep.
Kënga është me tekst të Pandi Laços.
