Kandidatja e primareve në PD Adriana Kalaja ka befasuar dje me deklaratën në Syri tv ku deklaroi se Tirana “shpëtohet me tritol”.
Kalaja deklaroi se nëse ajo vjen në krye të Bashkisë së Tiranës, do të shembë godinat e ndërtuara brenda zonës historike të qytetit me tritol.
“Tirana shpëtohet me tritol. Çfarë nënkupton kjo? Çdo kullë pa snjë auditimi të bërë në bashki, nëse unë do të kem fatin ta drejtoj, që rezulton se është ndërtuar mbi një vepër të trashëgimisë kulturore, mbi një vepër të mbrojtur me ligj , mbi një vepër të zones historike, jo vetëm që do t’i vihet tritoli, jo vetëm që në atë vend do të rindërtohet vepra siç ka qenë, por do të veprohet me përgjegjësinë penale”, theksoi Kalaja.
