Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

(Video) Këshilltari i presidentit Meta nxeh Erion Braçen në Komisionin e Ekonomisë

23:18 / September 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brace1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ditën e sotme u shqyrtua dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Prezent në këtë mbledhje te zhvilluara online ka qenë dhe Këshilltari Ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj i cili ka mbrojtur dekretin e Presidentit duke evidentuar të gjitha shkeljet e qeverisë, Kryeministrit dhe të Kuvendit.

Po ashtu, në komision ka kërkuar të jetë pjesëmarrës në diskutimin e Dekretit të Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit zëvendëskryeministri, Erjon Braçe.

Mbledhja e sotme është zhvilluar mes debateve midis Këshilltarit Ligjor të Presidentit të Republikës, z. Bledar Dervishaj dhe Zëvendëskryeministrit Erion Braçe.

Dervishaj: Ky ligj cenon disa nene të kushtetutës dhe disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, po ashtu bihet ndesh me disa ligje të pushtetit vendor. Kjo nisëm nuk është në harmoni me kushtetutën dhe bie ndesh me ndarjen e pushteteve në vend. Shkelje e tij bën një konstatim për anti-kushtetuetshmëri, prandaj edhe presidenti e ktheu në Kuvend.

Braçe: Dua t’i them presidentit dhe çdo përfaqësues të tij se nuk kanë tagër që të fyejnë deputet e Shqipërisë, apo si janë zgjedhur dhe ushtrojnë detyrën e tyre. Këtyre deputetëve herë ua njeh vendimet, herë ua kthen. Këtë qëndrim ka edhe ndaj të zgjedhurve të pushtetit vendor. Të vijë këtu dhe të sulmojë dy pushtete legjitime, nuk shkon, është e pandershme. Problem madhor nuk janë bërë këta deputetë, por bojkoti i opozitës. Edhe problemet vendore kanë ardhur nga bojkoti i opozitës në zgjedhje. Po ashtu, në kushte flagrance është edhe mosdekretimi i zgjedhjeve. Edhe problemin në Gjykatën e Kushtetuese nuk e kemi vetëm nga Vettingu, por edhe për shkak të vonesave të vendeve vakante për në Gjykatën Kushtetuese që nuk duhen toleruar më.

Presidenti Meta e ktheu këtë ligj në fillim gushti 2020 duke renditur një seri argumentesh dhe nene të kushtetutës me të cilat bie ndesh ky ligj.

erion brace keshilltari Presidentit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.