Eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të së premtes (19 nëntor), dhe do të zgjasë për disa orë.
Kulmi i eklipsit të pjesshëm do të ndodhë herët të premten, kur 97 për qind e Hënës do të eklipsohet nga hija e Tokës, transmeton Telegrafi.
Eklipsi i mëparshëm i pjesshëm hënor më i gjatë, ndodhi në vitin 2018 dhe zgjati më pak se dy orë.
Eklipsi do të jetë i dukshëm nga 50 shtetet amerikane, Kanadaja dhe Meksika, si dhe një pjesë e Amerikës së Jugut, Australisë dhe Kinës, ka njoftuar agjencia amerikane hapësinore – NASA.
Hëna do të jetë në pikën më të largët nga Toka gjatë eklipsit, duke ngadalësuar orbitën e saj dhe duke zgjatur kohën që duhet për të dalë nga pjesa më e errët e hijes së këtij planeti, e njohur ndryshe si ombra, pasi që Hëna, Toka dhe Dielli do të jenë në një linjë.
Movie of the "NEAR TOTAL ECLIPSE." LONGEST PARTIAL LUNAR ECLIPSE in 580 years occurs on morning of November 19th. 1st parts of the eclipse begin at 1:02AM EST. Max eclipse occurs at 4:02 AM when 97% of MOON in darkest part of Earth's shadow. pic.twitter.com/2HwPpqPbbd
— Holcomb Observatory (@holcombobserv) November 13, 2021
