Rithemelimi në PD bashkë me avokatët e Fredi Belerit, kanë dalë këtë të enjte në një konferencë për mediat, ku kanë hedhur akuza ndaj qeverisë Rama. Anëtari i Asamblesë Kombëtare të Avokatëve të Greqisë, Athanasios Zuppas thotë se në rastin Beleri nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë që është parim bazë i Konventës Europiane. Në një konferencë të përbashkët për shtyp për çështjen Beleri edhe me përfaqësues të opozitës, Zuppas tha se Greqia do të monitorojë procesin pasi Beleri është përfaqësues i minoritetit grek.
Avokati i Belerit, Geni Gjyzari ka akuzuar SPAK-un për standarde të dyfishta në rastin e çështjes Beleri. Avokati foli edhe për seancën e djeshme që sipas u ndërpre për t’i dhënë kohë SPAK-ut të sistemonte problemet që ne evidentuam. “Nuk kishte ndodhur deri më sot të ndërpritej diskutimi përfundimtar pa arsye. Ne mbaruam konkluzionet. Vetëm Beleri do të fliste. Kuptohet pse u ndërpre. Për t’i dhënë edhe pak kohë SPAK të sistemonte problemet që ne evidentuam. Numri i lartë i njerëzve të vëzhguar janë më shumë se urdhri i prokurorit. Ndjekja penale ka nisur pa urdhrin e prokurorit. Në çështje janë disa standarde të dyfishta”.
Lexo edhe :
Related Posts
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Rama se para zgjedhjeve “përgatiti opinionin publik, me nxitjen e nacionalizmit të sëmurë për të përgatitur atë që do të ndodhte”. “Kjo është çështje që nisi në 6 maj nga kryeministri Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në Himarë, ku u evidentuan 2 elemente të papranueshëm për një fushatë zgjedhore. Së pari, denigrimi i figurës së Belerit me fyerje dhe bullizëm të papranueshëm dhe së dyti, me shpifje. Duke shtrembëruar një intervistë në median greke, Rama përgatiti opinionin publik, me nxitjen e nacionalizmit të sëmurë për të përgatitur atë që do të ndodhte. Në 6 maj, kur Beleri nuk ishte në Himarë, nisi procesi i përgjimit të tij telefonim e ambiental nga 15 oficerë. Pasi nuk gjetën asnjë fakt, bënë një arrestim demonstrativ të tij në qendër të Himarës. Nga 6 maji deri në 12 maj, përgjimet e Belerit dhe bashkëpunëtorëve u shoqëruan në anën tjetër me retorikën e thirrjeve nacionaliste të Ramës”.
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD, tha se skenari i përgatitur me aq kujdes ndaj Fredi Belerit, tregon qartësisht së bashku me zhvillimet që nga maji i vitit 2023 e deri tani, që me Edi Ramën dhe regjimin e tij, standardi i zgjedhjeve është jo thjesht i ryzuar, por i vrarë, i pushkatuar.
”Çdokush që ka pasur sadopak kureshtje dhe që të hulumtojë në dosjen e Fredi Belerit, dosjen e montuar, do të kuptojë që Edi Rama funksion me dy skenarë: e para, asgjësimi i votës së lirë nëpërmjet blerjes, shantazhit, krimit të organizuar, përdorimit të administratës, edhe të Policisë së Shtetit si në gjithë rastet e tjera dhe kur nuk arrin me gjithë këto mekanizma të asgjesojë apo të devijojë votën e lirë, përdor skenarin e likuidimit politik të kundërshtarit. Kjo tashmë për shqiptarët nuk është e re,. E bërë me dije prej kohësh,e faktuar por Dosja Beleri tregon që Edi Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur një pushtet në kundërshtim edhe me votën e ligjet, me një qëllim që të fshehë batërtinë që ai dhe qeveria e tij kanë bërë me pronat dhe pronarët e bregdetit”.