Në prangat e Policisë së Vlorës, ka rënë një çift bashkëshortësh nga Saranda, pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme. Ata janë identifikuar si Kristo, 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe.
Në farmacinë e tyre në lagjen nr. 1 në Sarandë, gjatë një operacioni të policisë, u gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.
Edhe në banesën e tyre u ushtrua kontroll dhe u zbulua se në 2 dhoma kishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.