Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video/ Kosova përmbys Bullgarinë dhe ëndërron Europianin

23:04 / June 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
62251128 2629593320384013 5393607861458698240 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kosova ka shkruar historinë mbrëmjen e sotme, teksa ka regjistruar fitoren e parë në kualifikueset e para të Europianit. 

“Dardanët” i dhanë leksione futbolli si Bullgarisë ashtu edhe kombëtares kuqezi, e cila duhet të mësojë shumë nga loja dhe spektakli që Challandes ka injektuar te kjo skuadër.

Një gol i Elbasan Rashanit i dha fitoren e merituar Kosovës, që doli nga Sofja si triumfatore. 3-2 ndaj Bullgarisë në një përmbysje spektakolare vetëm në çastet e fundit. Që do ishte një takim historik për Kosovën u pa që në minutat e para, me Rashicën që realizoi golin e epërsisë pas 14 minutash lojë. 

Një përgjumje e mbrojtjes vendase dhe asi i Werder Bremen nuk gaboi. Gjithsesi, një gabim në minutën e 43-të për pak i kushtoi shtrenjtë Kosovës, me Popov që shënoi dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjeve në barazim 1-1. Me rikthimin në fushë, Bullgaria goditi sërish shpresat e Kosovës, të cilat u ringjallen nga sulmuesi më i kërkuar në merkaton e verës, Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Rizespor shndërroi në gol një krosim të Kolollit, për të drithur më pas gjunjët e kundërshtarëve. Situatë që u studiua mjaft mirë nga Challandes, që hodhi edhe kartën e fundit në fushë, e cila rezultoi fituese. Elbasan Rashani në lojë, duke marrë vendin e Zhegrovës që dështoi totalisht.


Ishte pikërisht sulmuesi i Odd ai që shkruajti historinë. Pasi shumë tentativave, që duket se ishin thjeshtë për t’i marrë koordinatat portës, 26 vjeçari u tregua fenomenal në minutën e 3-të shtesë. Rashica kroson dhe Rashani godet me kokë sferën në fundin e rrjetës. Futbollistët në festë. Stafi në festë. Dardanët në festë dhe gjithë Kosova në festë.

Kjo fitore e ngjit Kosovën në vendin e 3-të në grup me 5 pikë, 1 më pak se Republika Çeke dhe Anglia, ndaj të cilës do t’i mas forcat në ndeshjen e ardhshme, më 7 shtator.

europian Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

QSUT firmos marrëveshje me Institutin e Tumoreve në Milano, partneritet për modernizimin e shërbimit onkologjik

11:20 / July 23, 2026

Protesta vijon jashtë Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë e shishe policinë

11:14 / July 23, 2026

Polici i gjakosur nga gurët e protestuesve, Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm

10:54 / July 23, 2026

Protesta e tensionuar jashtë Kuvendit, Berisha kërkon shkrirjen e Parlamentit, por i shmanget pyetjes nëse do të djegë mandatin e tij

10:32 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.