Kosova e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të miqësores kundër Danimarkës.
Mes një atmosfere elektrizuese në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtarja e drejtuar nga Bersant Challandes dominoi në çdo aspekt. Të udhëhequr nga Muriqi në majën e sulmit, “Dardanët” kalojnë në avantazh me anë të Amir Rrahmani. Kur po kronometrohej minuta e 42-të e takimit, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare shndërroi në gol një krosim të Halimit.
Mbrojtësi i Dinamo Zagreb goditi saktë me kokë, duke kaluar në avantazh Kosovën.