Kryeministri Edi Rama këtë të hënë vizitoi një subjekt në Kamëz, ku dnër të tjera ka folur edhe për pagat e punonjësve. Rama tha se nëse dikur flitej që ka vende pune, por nuk ka specialistë, sot rrezikon të mos ketë krahë pune.
Kryeministri është shprehur edhe se qeveria po bën një analizë të thellë dhe së shpejti do të bëjnë publik dhe një plan për rritjen e pagave më tej.
Mes të tjerash, kryeministri ka deklaruar se sektorë të ndryshëm duhet të vlerësohen me pagën bazuar në analizën e tregut, ku mori si shembull atë të ndërtimit për të cilin tha se nuk mund të ketë pagë minimale 40 mijë Lekë të vjetra, pasi tha që një gjë e tillë është shfrytëzim i krahut të punës në ndërtim.