Lugina e Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë, sidomos nën petkun e bardhë të borës vijon të tërheqë të pasionuarit pas sporteve dimërore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje ku të pasionuarit pas sporteve dimërore i ushtrojnë ato në Valbonë e mbuluar nga bora. “Me këtë energji të mirë që vjen nga Valbona, e preferuara e destinacioneve për sportet dimërore si freeriding, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.