Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Kthimi i ish-hotelit në strehë sociale, ministri Gonxhja: 45 familje në Burrel përfitojnë strehim të ri e dinjitoz

16:36 / September 28, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Screenshot 1 55
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se 45 familje në Burrel do të kenë së shpejti një strehë të re dhe dinjitoze, falë adaptimit të ish-Hotelit të Uzinës së Ferrokromit në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social. Sipas tij, ky projekt është realizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Bashkinë Mat.

“Përmes adaptimit të ish-Hotelit të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, 45 familje përfituese së shpejti do të kenë një strehë të re dhe dinjitoze, falë Programit Kombëtar të Strehimit Social të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Bashkinë Mat”, shkruan Gonxhja. Gjatë inspektimit, ministri nënvizoi se ky është një tjetër investim në ndihmë të banorëve që kanë probleme me strehimin.

”Pra është një projekt për strehimin social, por këtu jemi në një tjetër format, pasi objekti ka qenë ish-Hoteli i Uzinës së Ferrokromit në Burrel, i uzurpuar kohët më parë nga banorë të shtresave në nevojë, ndërsa objekti ishte i privatizuar nga një kontraktor. Së bashku me Ministrinë e Financave, Bashkia Burrel bëri të mundur blerjen e asetit me çmimet referuese dhe sot bëjmë të mundur rikonstruksionin e këtij objekti në një objekt banimi për familjet në nevojë ku do të strehojmë 45 familje dhe brenda 10 ditësh do të kenë strukturë akomoduese me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për shtëpi banimi”,- përfundoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja strehë sociale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Konflikti Iran-Izrael, Basha: Pas sulmit disa gjëra shkuan gabim

21:50 / June 20, 2025

Kumbaro në Kavajë: Tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve, policia në terren për zbatimin e ligjit

21:20 / June 20, 2025

Perëndimi magjik në Borsh, Rama poston foton nga bregdeti

20:50 / June 20, 2025

VIDEO/ Tabaku thirrje për ndryshim: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane

20:22 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.