Kryeministri kanadez Justin Trudeau është goditur me gurë nga protestuesit gjatë fushatës që po zhvillon në Ontario, shprehen mediat në Kanada.
Trudeau po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit nga gurë të vegjël. Ai nuk u plagos. Lëndime të vogla morën dy gazetarë që gjendeshin afër tij.
Trudeau thirri një zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një shumicë qeverisëse për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.
Por fushata e tij është prishur nga demonstratat kundër detyrimit të vaksinimit për Covid-19 dhe kufizimeve të tjera që kanë “mbytur” këtë vend të komonuelthit.
Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë mitingut.
Duke folur me gazetarët në aeroplanin e tij të fushatës pas incidentit në Ontario, Trudeau tha se ai ishte goditur në shpatull, por e krahasoi incidentin me atë kur një grua i hodhi fara kungullit në trup, në 2016.
Planet e Trudeau për mandatet e vaksinës janë bërë një çështje kryesore përpara zgjedhjeve të 20 shtatorit.
Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë – përfshirë punëtorët në sektorët e rregulluar federalisht, si hekurudha – duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose rrezikojnë të humbin punën.
Pasagjerët e trenave publikë, lundrimit dhe mjetet e transportit ndër -provincional gjithashtu duhet të pranojnë vetëm njerëz të vaksinuar.
Kanadaja ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit Covid në botë.