Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë, por si gjithmonë i kujdesshëm për përditësimin në rrjetet sociale. Vetëm pak minuta më parë, teksa kreu i shtetit Ilir Meta postoi foto nga takimet në Kosovë me ish Presidentin Bill Klinton dhe qytetarë të shumtë për 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, Rama poston një video me ekran të ndarë më dysh.
Rama shkruan: “Pa koment” por në fakt pyetja është brenda videos, ku në një anë flet kreu i shtetit, Ilir Meta e në anën tjetër Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker.
“Kujti i besoni?” thuhet në videon e postuar nga kryeministri Rama.