Publikohen pamjet e sulmit të ushtarëve ukrainas ndaj një autokolone me forcat ruse që tentuan të hynin në një prej zonave të fundit të papushtuara të Mariupolit.
Sipas raportimeve, ushtarë të Batalionit Azov kanë vrarë dhjetra ushtarë rusë, pasi i kanë zënë pritë autokolonës së tyre, dhe më pas u kanë hedhur granata dore.
I gjithë operacioni i kundërsulmit të suksesshëm është filmuar me dron. Në pamje duken ushtarët rusë të shtrirë në tokë, dhe disa poshtë makinës, teksa tentojnë t’i shpëtojnë shpërthimeve nga granatat e dorës që hedh in ushtarët ukrainas.