Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video kur Balla denonconte në Kuvend skandalin “Luiz Ejlli” dhe përplasej me Topallin

20:05 / March 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 collage 2023 03 17t192406894 1679077451
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e këtij momenti në Shqipëri për shkak të performancës së tij në “Big Brother Vip” duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Gjatë eksperiencës së tij në “BBV” ai nuk e ka shmangur dot si gjatë bisedave brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj, emërimin e tij si Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris në vitin 2010.

Por, në lidhje me emërimin e tij si diplomat, ka folur kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla që në vitin 2014. Sipas Ballës, Luizi u emërua si Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris me ndërhyrjen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, pasi në atë kohë vajza e saj shkoi me studime në Francë dhe ishte e fejuar me Luizin. Po ashtu Balla i përmend Topallit dhe emërimin e vëllait të saj si diplomat.

Balla deklaronte nga foltorja e Kuvendit se në CV-në e tij si diplomat, Luizi kishte shkruar se vetëm që ishte këngëtar dhe se kishte fituar Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

“Ngurove pak në lidhje me emërimet në Ministrinë e Jashtme dhe në Diplomaci, por koha jote ka mbaruar Jozefinë dhe kohë e Saliut po ashtu. Historia e vëllait në konsullatë në Milano dhe të dhëndrit që nuk duhet të linte vetëm gocën në Francë ka mbaruar. Po të doni po e lexoj një listë pa fund: Lorena Gjana, vajza e Jemin Gjanës; Albion Bogdani, vëllai i Gerti Bogdanit, Gjon Çoba, vëllai i Jozefina Topallit; Nausika Spahia, vajza e Ali Spahisë; Sokol Beja, djali i Fatos Bejës; motra e Aleksandër Frangajt, djali i avokatit të Lulzim Bashës, djali i Neritan Cekës, dhëndri i Jozefinës. Se më doli nga mendja pak më parë, në CV-në e vet diplomatike kishte shkruar jam këngëtar dhe kam fituar Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar të vitit 2011, edhe atë e kishte fituar me mik sepse ndërhyu kjo.” – deklaronte në vitin 2014 Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

11:27 / October 2, 2026

“Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”/ Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Që nga 1912, asnjë ministër…

11:22 / October 2, 2026

Banorët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, protestojnë para Kuvendit! Komisioni i Ligjeve diskuton pr.ligjin për ‘Territorialen’ 

11:19 / October 2, 2026

Ambasadori amerikan viziton Kuvendin, Eric Wendt pritet nga Niko Peleshi: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

09:39 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.