Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Letra e nënës së Luizit, që përloti shqiptarët

08:34 / February 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 115
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmë në Prime e “Big Brother Albania Vip 2”, u dhuruan emocione të bukura, por edhe të forta. Prej kohësh fenomeni Luiz Ejlli, ka shpresuar për një surprizë nga nëna dhe më në fund ka qenë rradha e tij që të surprizohej. Mes lotësh, Luizi ka lexuar letrën e shkruar nga nëna e tij, e cila ka përçuar një mesazh shumë të bukur, duke bërë të përloten edhe banorët e tjerë.

Letra e nënës së Luizit

Biri im Luiz, të shoh çdo ditë, por ti e di që prej punës nuk shoh dot çdo moment. Me mendje jam me ty gjithmonë, lumturohem kur të shoh mirë, por edhe shqetësohem ndonjëherë si meraku i një nëne për djalin. Mos harro atë që të ka mësuar baba: Jeta nuk është veç një shëtitje në park prandaj vlerëso dashurinë, respektin, moralin dhe shpirtin e sakrificës. Do të dalin shumë pengesa gjatë rrugës, kurrë mos mendo se je vetëm, por me kokën lart kapërceji një e nga një. Sesa më mungon biri im është e kot ta shkruaj se ti e di që nuk e shpreh dot me një letër. I mungon motrës, kunatit dhe tre mbesave.

Gëzoj pafund kur të shoh, në çdo veprim tëndin gjatë ditës sepse kthehem pas në kohë dhe më kujtohet Luizi im i vogël me fytyrë ëngjëllore. Për nënat fëmijët janë gjithmonë të vegjël dhe kur janë 50 apo 60 vjeç. Shikoj çdo ditë nëse ke ngrënë, nëse ke fjetur, nëse je mirë. Dëgjova që do lije dhe cigaren. Jam zgjuar në mëngjes me një video tënden që më kërkoje dhe të mungoja. Bashkë me ty kam lotuar dhe unë, por ti e di që jam gjithmonë me ty. Nuk ke pse vuan mungesën time bir sepse unë jam në çdo frymëmarrje me ty sot e përgjithmonë.

Je shumë me fat Luiz! Në asnjë moment ti nuk je vetëm. Ke një ëngjëll lart që të mbron dhe është krenar për ty. Babi do ishte i lumtur për ty bir, mbase dhe më shumë se unë. Do të më falësh nëse kam gabuar diku me këtë letër pasi ti e di unë nuk i pëlqej fjalët e as daljet në ekran.

Më lejo një këshillë të fundit nga unë. Trego Luizin e vërtetë me zemër të bardhë, gjithmonë i buzëqeshur dhe me batutat e tij gati. Shijo këtë aventurë me pjesëtarët e tjerë, është një eksperiencë e veçantë si vetë jeta. Ke bekimin e nënës, motrës, familjes.

Me mbrojtjen e babit, vazhdo i pathyer. Përshëndes të gjithë pjesëtarët e tjerë duke ju uruar një qëndrim të këndshëm. Përshëndes edhe ata që kanë dal jashtë. I shoh të gjithë si fëmijët e mi. Përshëndes në veçanti Kiarën që të ka kthyer buzëqeshjen e bukur edhe kur je i mërzitur. Dhuro buzëqeshje bir, të duam fort të gjithë!

luiz ejlli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Territorialja’/ Berisha me aleatët 5 ditë para votimit në Kuvend: Drafti i PS i njëanshëm/ Përballet me kritika nga aleatët dil kryeso protestën

11:58 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK

11:14 / October 3, 2026

Dron i dyshimtë nga Bjellorusia, në alarm Lituania/ Mbyllet aeroporti i Vilniusit, ngrihen avionët e NATO-s

11:04 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.