Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO/ Lukaku nuk mjafton, Italia e Mancinit në gjysmëfinale

23:00 / July 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
225544020 943a41f7 08a7 4d69 a024 608fd5801a1e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia në gjysmëfinale të EURO 2020! Skuadra e Roberto Mancinit ia ka dalë të fitojë kundër Belgjikës me rezultatin 2-1 dhe e bën diçka të tillë duke bërë një futboll ndryshe nga ai i zakonshmi. Barella dhe Insigne fituan betejën me Lukakun, duke i dhënë Italisë fitoren dhe kualifikimin.

Axurrët e nisën me vrull, duke shënuar që në minutën e nëntë me Bonucci. VAR shpëtoi Belgjikën për një pozicion jashtë loje milimetrik, por ishte një paralajmërim që Italia do bënte gjithccka të fitonte.

Në vijim belgët ishin disi më kërkues, por me goditjet nga distanca vetëm sa e vunë në provë portierin Donnarumma. Pas 30 minutash lojë erdhi goli i parë i ndeshjes, me autor Nicolo Barella. Fantastik ishte mesfushori i Interit, që goditi saktë brenda zonës dhe festa tek Italia nisi.

Në fundin e pjesës së parë Insigne prodhoi një perlë nga të tijat dhe Courtois nuk kishte çfarë bënte. Gjithsesi Belgjika mori një penallti të dyshimtë pas një ndërhyrje të Di Lorenzo. Me VAR u vendos dhe Lukaku hapi ndeshjen.

Italia e mbylli në epërsi pjesën e parë, ndërsa në të dytën sulmuesi i Interit u ndal nga Spinazzola që shmangu golin e barazimit. Mbrojtësi anësor pesë minuta më pas, 66′, kishte mundësinë të realizonte golin e tretë, por pa sukses.

Italia, e vendosur mirë, ia doli që në vazhdim të ruhej nga sulmet e Belgjikës dhe të ruante epërsinë mes drithërimave, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të EURO 2020 dhe tani duhet të mendojë për duelin me Spanjën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026

Klevis Dalipi merr drejtimin e Burrelit, gati për sfidat e pjesës së mbetur të sezonit

17:51 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.