Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet sot në Tiranë, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama ka pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve liderët e rajonit të cilët do të marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Si përfaqësues i BE-së do të jetë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. Ndryshe nga samiti për Ukrainën ku nga Kosova ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani, sot nuk do të ketë asnjë përfaqësues. Kryeministri Albin Kurti do t’i adresohet samitit me një videomesazh. Ndërkoh mungon edhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic.
Lexo edhe :
Related Posts
Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi, konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka treguar arsyet përse Kurti nuk do të jetë pjesë e këtij samiti fizikisht.
“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes përmes një video-adresimi”, thuhet në përgjigjen me shkrim për KosovaPress të zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.